Analiza e FSHF-së: Vllaznia, “kampione” e pikëve në kohën shtesë

27 Janar 2021
12:35
Alfred Lleshi

FSHF vazhdon me publikimin e analizave të saj, një risi për këtë sezon futbollistik. Kështu, konstatohet se Vllaznia, që kryeson Superioren, është “kampione” e pikëve në kohën shtesë:
“Goli i Ardit Hoxhajt të Vllaznisë në kohën shtesë, në transfertën e fortë të Bylisit, është për momentin simboli i dominimit të thellë të Vllaznisë në këtë kampionat në aspektin e shifrave. Po a është me të vërtetë kaq decizive për klasifikimin, shënimi golave në kohën shtesë?

Në këtë klasifikim të veҫantë, në të cilin kemi llogaritur rezultatet e ndeshjeve, në rastin se të gjitha ndeshjet do të ishin mbyllur ekzaktësisht në minutën e 90-të, verifikojmë se Vllaznia është skuadra që ka fituar më shumë pikë në kohën shtesë deri në këtë moment të kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit