Analiza / “Muaji i mjaltit” mes Mourinhos dhe Romës do të mbyllet në Tiranë

19 Maj 2022
8:44
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për “Corriere dello Sport”, Alessandro Barbano shprehet me ironi të dukshme për “Special One”: “A do të jetë vërtet kjo, finalja më e rëndësishme e karrierës së tij? Po kujt dëshiron t’i japë ai për të pirë? Kur e thotë, i hapet një buzëqeshje në fytyrë, sikur ai vetë nuk e beson”.

Megjithatë, pas “driblimit” retorik të trajnerit portugez qëndron thelbi më i thellë i gjërave. Liga e Konferencës, për këtë Romë, vlen më shumë se sa mund të mendohet:

“Sido që të ndodhë, të mërkurën në Tiranë mbyllet muaji i mjaltit i trajnerit portugez me verdhekuqtë. Ka kaluar një vit ‘dehjeje hipnotike’ pa rezultatet e pritshme, por të luhatshme që thyejnë besimin e popullit roman.

Sfida me Feyenoord do të tregojë mbi të gjitha nëse ka nisur një cikël sportiv që pritet prej dekadash në “Koloseum”, apo në të kundërtën do të jetë e nevojshme të nisë nga e para.

Është finalja më e rëndësishme e jetës së tij, besojeni, – komenton gazetari, – më e rëndësishme se ajo që ngriti në Madrid 12 vite më parë, duke e çuar Interin në majën e Europës.

Sepse, një inspektim më të afërt, ai kurrë nuk e pëlqen. Këtë herë mrekullia është e gjitha në duart e tij. Nëse nuk do të ishte Mourinho, do të na duhej të dridheshim…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit