“Analizat filmike të Unai Emery vunë në gjumë shokun tim të ekipit”

9 Maj 2019
18:14
back button

Tetë vite kanë kaluar që prej momentit kur Unai Emery firmosi me Dani Parejo-n e Valencia-s. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga ai moment dhe tani këta të dy do të ndeshen ndaj njëri-tjetrit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Europa League. 

Emery u largua nga klubi, fitoi tre herë Europa League me Sevilla-n, iu bashkua Paris Saint-Germain e më pas Arsenalit. 

Parejo qëndroi dhe u bë kapiten ekipi. Plot 10 trajnerë kanë ardhur e janë larguar pas Emery; ndër ta edhe Gary Nevilla apo trajneri aktual i Wolves Nuno Santos. 

“Emery është një trajner shumë i mirë, ai ka arritur gjëra të mëdha në karrierën e tij. Ai është një perfeksionist, me të ka shumë punë, shumë video, shumë biseda dhe është e vërtetë se ka momente që lojtarët lodhen nga këto gjëra.

Sidomos analizat filmike i kishte shumë të gjata, Joaquin gjithmonë thoshte se ishin aq të gjata sa që mbaronin kokoshkat. 

Ndërsa Miguel Brito (ish-mbrojtësi i Valencia-s) një ditë e zuri gjumi.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit