Ancelotti bën menaxherin, Napoli siguron blerjen e parë “big” nga Real

11 Maj 2019
17:07
Telesport
back button

Napoli është pranë marrëveshjes me mbrojtësin e majtë francez Theo Hernandez. Lojtari është në pronësi të Real Madrid (ka një kontratë deri në vitin 2023), por këtë sezon luan në formë huazimi me Real Sociedad (22 ndeshje, 1 gol).

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, ka qenë trajneri Carlo Ancelotti ai që ka telefonuar mbrojtësin 21-vjeçar, për ta bindur për t’u transferuar te Napoli, në Serinë A. Trajneri italian po përsërit të njëjtën gjë siç dhe bëri një vit më parë kur solli te Napoli  lojtarin Fabian Ruiz, duke e bindur pas një telefonate.

Skuadra “merengues” duket se është gati të lërë të lirë mbrojtësin 21-vjeçar, që në “Bernabeu” nuk gjen hapësira. Për të lënë të lirë lojtarin, presidenti Florentino Perez kërkon rreth 30 milionë euro, shumë të cilën Napoli është gati për ta paguar. De Laurentiis është gati të hapë portofolin, duke i garantuar kështu trajnerit Ancelotti blerjen e parë “big” për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit