Ancelotti dhe lojtari që e transformoi si trajner

22 Maj 2020
16:36
Denis Hakanaj
back button

Shumë suksese. Si futbollist dhe si trajner. Carlo Ancelotti është rrëfyer për Sky Sport, duke ripërshkuar disa nga etapat e karrierës së tij.

Në veçanti, trajneri aktual i Everton-it ka folur për mënyrën si e mendon ai futbollin, duke iu referuar Zinedine Zidane, i vetmi që i ka dhënë mundësinë të provojë gjëra të reja në fushën e lojës.

“Me Zidane kam provuar të ndryshoj sistemin tim, ka qenë lojtari i parë që më ka dhënë mundësinë të ndryshoj dhe të luaj në një mënyrë ndryshe”, ka shpjeguar Ancelotti.

“Në vitin e parë kam kaluar te skema 3-4-1-2 me Del Piero-Inzaghi përpara dhe Zidane pak më mbrapa. Vitin e dytë kam luajtur me katër mbrapa, por duke mbajtur fantazistin mbrapa sulmuesve”.

“Zidane ka ndryshuar idenë që kisha unë për futbollin, në fillim isha i përqendruar te skema 4-4-2, më pas kam ndryshuar me atë, sepse kam kërkuar ta vija në pozicionin më të mirë në mënyrë që të jepte maksimumin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit