Ancelotti i dashuruar pas lojtarit të Juventusit, Sarri nuk e do

6 Qershor 2020
19:15
Eraldo Harlicaj
back button

Everton vazhdon të këmbëngulë për Adrien Rabiot. Klubi anglez është i bindur se mund të rikthejë në formë mesfushorin francez. Ky i fundit nuk ka gjetur veten as në Torino, aty ku Juventusi do që ta shesë.

Trajneri Maurizio Sarri u ka dhënë miratimin e tij drejtuesve për ta larguar. Tekniku Carlo Ancelotti nga krahu tjetër e pret me krahë hapur në Liverpool. Ai ka shumë besim tek aftësitë e lojtarit.

25-vjeçari dëshiron kalimin në Premier League, pasi nuk dihet shumë i lumtur në Itali. Periudha që nuk luajti te PSG e ka dëmtuar shumë. Mesfushori qëndroi 6 muaj pa luajtur dhe nuk e ka gjetur ende ritmin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit