Ancelotti, i prerë me Mbappe: Mos më pyseni për lojtarë që nuk…

24 Maj 2022
10:57
Alfred Lleshi

Katër ditë para se të luajë finalen e Champions League kundër Liverpool-it, Carlo Ancelotti është shfaqur para mediave dhe nuk ka dashur të daravitet për çështjen e madhe të momentit: rinovimin e Kylian Mbappé me PSG.

“Duhet të mendojmë për veten tonë. Nuk kemi pse flasim për lojtarë nga një skuadër tjetër. Respekt maksimal për vendimet që merren, por ne duhet të bëjmë punën tonë. Ajo që duhet të mendojmë është shumë e thjeshtë, të përgatitemi mirë për finalen, – është shprehur Ancelotti.

– Unë e kuptoj punën tuaj, por nuk do të flas për lojtarë që nuk luajnë të Real Madridit”. Një përgjigje e prerë e trajnerit italian, i cili, pavarësisht forcës së mesazhit të tij, nuk e vlerësoi refuzimin e Mbappe për të nënshkruar me klubin e bardhë. Ai kërkon qetësi dhe fokusim pak ditë para se të përballet me finalen e Champions League, e cila do të luhet më 28 maj në kryeqytetin francez.

A ka favorit kjo finale? ” Mund të jetë që Liverpool-i është më i preferuari, për të tjerët Real Madridi. Do të jetë një finale shumë e ngushtë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

Lojtarët më të mirë po bëhen më të shtrenjtë dhe po ndryshojnë tregun: “Kur flas për veçori, flas për lojtarë që kushtojnë mbi 100 milionë, sa tret ë tjerë. Karakteristikat e një lojtari janë ato që janë. Edhe tregu, sigurisht. Nëse do një lojtar me më shumë cilësi se të tjerët, duhet të paguash. Futbolli luhet edhe me lojtarë me cilësi më të ulët. Jo vetëm futbolli cilësor të lejon të fitosh”.

Të qenit të pathyeshëm në këtë Ligë të Kampionëve: “Deri tani kemi qenë të pathyeshëm. Nuk i kemi ulur armët kur të gjithë mendonin se do t’i ulnim. Ndonjëherë mund të mendoni se kemi qenë me fat, por meritat janë të skuadrës.

‘Bernabéu’ është i veçantë, si ‘Anfield’. Fat i keq që nuk e luajmë finale në këto dy stadiume. Do të luajmë në Paris, që është fantastike, por nuk e kemi atë avantazhin e asaj atmosfere pas nesh, magjinë e stadiumit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit