Ancelotti jashtë Ligës së Kampionëve; nuk kishte ndodhur që nga viti 2000

12 Dhjetor 2018
10:58
Alfred Lleshi
back button

Pakënaqësi e madhe te Napoli, që mbeti jashtë fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Nuk ishte e mjaftueshme as ulja në stol e Carlo Ancelottit, një specialist në këtë kompeticion, që e ka fituar tri herë, për të shkuar më larg se faza e grupeve.

Humbja e së martës ndaj Liverpool ka zyrtarizuar rënien e Napolit në Ligën e Europës, duke mos triumfuar dot në një grup të vështirë. Në fakt, “Blues” kanë luajtur mirë dhe me siguri do të meritonin më shumë.

Eliminimi në fazën e grupeve, megjithatë, është një rekord negativ për Ancelottin, i cili nuk e përshëndeste Ligën e Kampionëve në mënyrë kaq të hershme, që nga sezoni 2000-2001, kur trajnonte Juventusin.

Ne atë rast, megjithatë, bardhezinjtë nuk ishin me të vërtetë në garë për kualifikim, teksa do të mblidhnin vetëm gjashtë pikë në po aq ndeshje, kundër kundërshtarëve modestë si Hamburg, Panathinaikos dhe Deportivo.

Në vitin e parë të Juventusit pa Ancelottin, i cili ishte marrë përsipër nga Marcello Lippi, skuadra torineze shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kur u eliminua nga Manchester United.

Gjithashtu, nga viti 2011 deri më sot, trajneri Ancelotti midis stolave të Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, kurrë nuk ishte eliminuar para çerekfinaleve. Kjo është arsyeja pse eliminimi i parakohshëm me Napolin këtë sezon është edhe më i keq.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit