“Ancelotti ka bërë një punë perfekte”, Capello: Ja kush ishte lojtari i ndeshjes

28 Maj 2022
23:51
Denis Hakanaj

Real Madrid-i i Carlo Ancelotti-t ka fituar Champions League falë fitores 1-0 të marrë në finale kundër Liverpool-it me një gol të Vinicius në pjesën e dytë.

Fabio Capello, ndër të tjera edhe ish-trajner i Real Madrid, ka komentuar triumfin e Carlo Ancelotti-t, i cili ka fituar Champions-in e tij të katërt si trajner.

“Carlo e ka përgatitur ndeshjen në mënyrë perfekte, kam parë një vëmendje të madhe taktike nga ana e të gjithëve”, ka thënë Fabio Capello pas ndeshjes.

“Lojtari vendimtar i kësaj ndeshje ka qenë Casemiro, të gjitha herët që Liverpool-i ka shkuar në zonën e rreptësisë, ai ishte gjithmonë aty për t’i ndalur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit