Ancelotti ka besim: Jemi rikthyer, kjo është ajo që vlerësoj më shumë te skuadra

20 Janar 2023
10:52
Telesport
back button

Skuadra e Real Madrid fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Villareal në ndeshjen e vlefshme për Copa del Rey. Një fitore që sipas trajneri Carlo Ancelotti ka shumë rëndësi, pasi vjen pas humbjes ndaj Barcelona në finalen e Superkupës dhe motivon ekipin e tij për pjesën e mbetur të seoznit.

Duket sikur jemi rikthyer. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, jo ajo që prisnim. Gjithashtu, të ndryshonim marsh nuk ishte e lehtë por skuadra pati vazhdimisht besim te vetja, të forcat e saj. Treguam karakter e personalitet, virtyte këto që e bëjnë Real Madrid një ekip të madh”, tha Ancelotti.

Mënyra se si luajtëm në pjesën në dytë na jep besim për të ardhmen. Nuk u dorëzuam asnjëherë dhe luftuam për të fituar çdo top, çdo kontrast. Nuk duhet të luajmë më si në pjesën e parë, por ajo që vlerësoj është reagimi. Ishte spektakolar, pasi ky ekip nuk dorëzohet kurrë”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit