Ancelotti kryqëzon gishtat para Liverpoolit, situata absurde me ekipin e tij

16 Shtator 2019
16:42
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli do të presë në shtëpi Liverpoolin në ndeshjen e parë të vlefshme për grupet e Champions Leagues dhe trajneri Carlo Ancelotti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. 

Numri një i stolit para se të merret me problemet e ekipit të tij dhe vështirësinë e sfidës flet për stadiumin dhe problematikën me ndërtimet. “Stadiumi është mjaft i rëndësishëm. Shpresojmë të gjejmë një Sao Paoli të ngrohtë dhe të përfunduar”, – shprehet Ancelotti. 

Ai ka folur dhe në lidhje me kundërshtarin dhe kompeticionin e Champions Leagues. “Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Nuk mund të themi sa larg mund të shkojmë, pasi këto ndeshje varen nga shumë faktorë. Mund të jemi kompetitivë në shumë kompeticione të ndryshme”, – tha Ancelotti. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit