Ancelotti: Kundër Inter-it nuk u respektua protokolli, ndoshta…

12 Janar 2019
14:18
Denis Hakanaj
back button

Carlo Ancelotti është kthyer të flasë për thirrjet raciste që i janë drejtuar Kalidou Koulibaly gjatë ndeshjes Inter-Napoli. 

"Duket se është një problem i Napoli-t, por është një problem i futbollit italian", ka thënë tekniku në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së Kupës së Italisë që skuadra e tij do të luajë kundër Sassuolo-s këtë të diel. 

"Ne nuk pretendojmë të shpikim rregulla, por të respektojmë ato që janë në fuqi. Ekziston një protokoll që, sipas mendimit tonë, nuk është respektuar në ndeshjen me Inter-in", ka vazhduar Ancelotti. 

"Ndoshta ky protokoll nuk është i qartë, aq sa federata po kërkon ta bëjë më të thjeshtë. Nuk kemi kërkuar kurrë pezullimin e ndeshjes, kemi kërkuar vetëm një ndërprerje të përkohshme. Vetëm kaq duam".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit