Ancelotti larg Real Madrid-it? Ja lista e zëvendësuesve për stolin

21 Mars 2023
17:25
Denis Hakanaj
back button

Nuk është mister që Carlo Ancelotti mund të largohet nga Spanja në kërkim të stimujve të rinj: në muajt e fundit trajneri ka qenë i lidhur me Brazilin, i cili, jo çuditërisht, ka punësuar një trajner të përkohshëm në pritje për vendimin e trajnerit nga Reggiolo.

Dhe kështu, në Spanjë kanë filluar të qarkullojnë emrat për zëvendësuesin e mundshëm të Ancelotti-t për sezonin e ardhshëm. Në Madrid duket se kanë nisur kërkimet, mes trajnerëve të rinjve, të sigurt dhe të huaj.

Sipas El Mundo Deportivo, ka një listë mjaft interesante të kandidatëve. Për gazetën sportive spanjolle, preferencat kryesore do të ishin një lavdi e vjetër si Raul, aktualisht trajner i Castillas, i cili deri tani ka drejtuar vetëm ekipin e dytë të Los blancos.

Ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, ka qarkulluar emri i kandidatit të përjetshëm Pochettino. Argjentinasi aktualisht është pa skuadër. Nuk përjashtohet as gjermani Tuchel, i cili ka eksperienca të suksesshme me Dortmund-in, PSG-në dhe Chelsea-n.

Pëlqehen edhe Xabi Alonso, Oliver Glasner dhe Arbeloa. Më pas nuk përjashtohen as rikthimet e bujshme: Zinedine Zidane i cili është pa ekip dhe Jose Mourinho. Portugezi është i fokusuar në përvojën e tij me Roma-n, por asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë me të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit