Ancelotti mendon për merkaton, shpëton lojtarin e tij te Napoli

24 Shkurt 2020
16:31
Eraldo Harlicaj
back button

Carlo Ancelotti po mundohet të bindë Evertonin që të futet në garë për të siguruar shërbimet e Hirving Lozanos. Tekniku e njeh mirë, pasi e drejtoi te Napoli në periudhën që ishte teknik i kësaj skuadre. Meksikani u mor si afrim i rëndësishëm, por nuk ka arritur të krijojë impakt në skuadër. 

24-vjeçari nuk është një ndër të preferuarit e teknikut Gattuso. Ky i fundit nuk e ka aktivizuar shumë, pavarësisht se u mor në verë nga PSV për rreth 37 milionë euro. “Don” Carlo duket se ka shumë besim tek ai, pasi e mori dhe në Itali. 

Lozano shënoi 21 gola në 40 ndeshje për PSV, ndërsa në kampionat për Napolin ka shënuar 2 gola në 16 ndeshje duke humbur shumë nga forca e tij.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit