Ancelotti ndez merkaton: Ja çfarë do të ndodhë në korrik

27 Nëntor 2021
16:02
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të gjatë të dhënë për Corriere dello Sport, Carlo Ancelotti ka folur edhe për merkaton, me emrat e Erling Braut Haaland dhe Kylian Mbappe që janë prej kohësh në orbitën e Real-it:

“Mbappe ose Haaland? Në 2022 do të jetë gati Bernabeu i ri dhe Florentino ka qëllime shumë serioze në korrik. Oferta e Real ka qenë një surprizë fantastike, nuk i kisha humbur kontaktet me klubin”, ka shpjeguar trajneri italian.

“Po të varej nga unë, do të qëndroja këtu përgjithmonë, nuk ka vend më të mirë për të bërë futboll. Te Real është gjithçka njësoj, ndryshojnë vetëm trajnerët. Të njëjtët fizioterapistë, të njëjtët gazetarë, të njëjtët mjekë…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit