Ancelotti ngre pyetje | “Dy gjëra nuk po i kuptoj dot te ky Real, sinqerisht!”

27 Prill 2022
0:01
Telesport
back button

I arritur nga Canale 5 pas humbjes spektakolare 4-3 ndaj Manchester City, Carlo Ancelotti komenton ndeshjen e ekipit te tij si më poshtë: “Mund të ishte më keq, varet se si duken gjërat. Ishte një ndeshje e mirë, ne të gjitha aspektet! Tifozët panë një shfaqje të mirë futbolli, me shumë gola, me shumë cilësi dhe gjithashtu shumë gabime.

Për të parë gotën gjysmë bosh, ne filluam keq, pastaj patëm mundësinë të qëndronim në lojë, të reagonim, të shënonim tre gola dhe të mbajmë kualifikimin e hapur. Stadiumi ynë do të na shtyjë per te synuar finalen e madhe”.

Pse Real Madridi shpesh e nis me vështirësi? “Është e vështirë të thuhet, ne gjithmonë përpiqemi të fillojmë në mënyrën më të mirë dhe luftojmë. Është e vështirë të thuash pse i fillojmë kështu, në të njëjtën mënyrë është e vështirë të thuash pse i përfundojmë kështu.

E përgatitëm për t’u mbrojtur më mirë, vuajtëm pak në duele individuale dhe më pas me disa topa mes rreshtave. Më pas dolëm më mirë ne lojen tone dhe shtuam keshtu nivelin e rrezikshmerise ne porten e tyre”.

I fundit që shënoi të paktën 40 gola me fanellën e Realit ishte Ronaldo. A është e mundur që Benzemase të mos i jepet Topi i Artë? “Nuk e di nëse do ta fitojë apo jo, me siguri ai është lojtari më i mirë që shihni përreth. Nuk ka asnjë tjetër me cilësinë dhe efektivitetin e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit