Ancelotti nis sulmin ndaj ish-skuadrës, piketon dy yjet e Napolit

24 Mars 2020
9:53
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti nuk e ka harruar Napolin dhe mbi të gjitha lojtarët më të mire, që stërviti gjatë një viti e gjysmë në “Castelvolturno”. Ish-trajneri është gati të joshë De Laurentiis, për t’i marrë atij dy xhevahirët e skuadrës. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, në fakt, pas interesimit të janarit për Allan, Ancelotti mund të mos ketë objektiv vetëm brazilianin. 

Nuk është mister që e ardhmja e Koulibaly te Napoli është larg sigurisë maksimale. Senegalezi i pëlqen vërtet trajnerit aktual të Everton, ndaj do ta merrte me kënaqësi në Premier League. Ashtu si Allan, mbrojtësi në fjalë nuk është më thelbësor në kursin e ri të ndjekur nga Gattuso. 

Mposhtja e konkurrencës për këtë lojtar sigurisht që do të jetë shumë e vështirë, pasi Koulibaly kërkohet edhe nga dy gjigantë të tjerë të Premier League, si Liverpool dhe veçanërisht Manchester United. Ky i fundit, sipas zërave mediatikë, është gati t’i ofrojë 90 milionë euro Napolit.

Kush e di se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, joshja nga Ancelotti, një trajner me të cilin Koulibaly ka mbetur veçanërisht i lidhur, me të cilin do të dëshironte të punonte sërish, nuk mund të jetë vendimtare në fund. De Laurentiis pret dhe vlerëson ofertat financiare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit