Ancelotti nuk e do më, Juventus përgatit goditjen Champions

15 Shtator 2021
18:29
Denis Hakanaj

Juventus po shikon në shtëpinë e Real Madrid për të përforcuar ekipin e Massimiliano Allegri-t.

Sipas shtypit spanjoll, bardhezinjtë janë vënë në gjurmët e Ferland Mendy. Mbrojtësi i krahut nuk ka luajtur akoma asnjë minutë me Carlo Ancelotti-n

Sipas TodoFichajes, lojtari nuk bën më pjesë në planet e Real Madrid dhe Juventus është e interesuar për të forcuar krahun e majtë.

Madrilenët e vlerëson Mendy rreth 50 milionë euro, shifër e përafërt me shumë e shpenzuar nga Los Blancos në 2019-ën për ta marrë nga Lyon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit