Ancelotti nuk e do më yllin, ndizet derbi Inter-Milan në merkato

11 Qershor 2021
14:43
Denis Hakanaj

Radioja spanjolle Onda Cero ka dhënë një lajm të bujshëm në lidhje me merkaton.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Alvaro Odriozola, mund të largohet nga madrilenët. Sipas gazetarëve spanjollë, lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ancelotti dhe mund të transferohet në Serinë A.

Vendimi duket se është marrë pikërisht pas një takimi të futbollistit me trajnerin.

Për 25-vjeçarin mund të zhvillohet një derbi milanez. Në fakt, Milan dhe Inter duket se janë interesuar për të marrë shërbimet e spanjollit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit