Ancelotti nuk fshihet më: I lumtur që kombëtarja braziliane më do mua, por…

1 Prill 2023
13:25
Alfred Lleshi
back button

 

Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Valladolidin, e vlefshme për javën e 27-të të La Liga: “Ekipi po ecën mirë në përgjithësi. Lojtarët janë kthyer nga kombëtaret në formë të mirë. Ata që kanë qëndruar këtu kanë punuar mirë. Ne ishim të pafat me dëmtimin e Mendy, por jemi të përgatitur.

Mendoj se atmosfera është e relaksuar, ne jemi të motivuar dhe të fokusuar në atë që duhet të bëjmë. Këtu nuk flasim për atë që thotë shtypi. Këtu flasim vetëm për Valladolidin, Barcelonën, Chelsea dhe të gjitha ndeshjet që duhet të luajmë. Pjesa tjetër nuk është një çështje që më shqetëson mua, klubin apo lojtarët.

Mendy? Ne kemi të njëjtat probleme si ekipet e tjera. Kërkesat e futbollit ndonjëherë rezultojnë me lëndime. Ai ka qenë i pafat këtë sezon, por është shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Ne ia dolëm ta zëvendësojmë mirë dhe do të përpiqemi të vazhdojmë kështu”.

Po kështu, Carlo Ancelotti i është përgjigjur pyetjes standarte tashmë, nëse e sheh veten në stolin e Brazilit, prej nga vijnë të tilla lajme rregullisht: “Realiteti është se kombëtarja braziliane më dëshiron mua dhe kjo më bën të kënaqur dhe shumë të lumtur. Nuk e njoh presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, por nëse ai dëshiron të flasë me mua, do të jem i lumtur ta përshëndes.

Në futbollin e sotëm ka kontrata dhe unë dua t’i përmbush ato. Pra, e respektoj kontratën time, sepse e dua vërtet Real Madridin. A do të tërhiqem nga trajningu pas punës këtu me Real Madridin, siç thashë në të kaluarën? Nuk mund ta konfirmoj ose ta them përsëri sot. Do të qëndroj këtu derisa Real Madridi të më lejojë. Nuk është koha të mendojmë për të ardhmen, ne mund të fitojmë tituj tani”.

Nuk ka më dilema se Brazili po pret Ancelottin si favoritin kryesor për të drejtuar 5 herë kampionët e botës, pas largimit të Tite, si pasojë e dështimit në “Katar 2022”. Gjigantët amerikano-jugorë janë të përgatitur të presin deri në qershor, pasi propozimi mbetet i vlefshëm për “Carletto”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit