“Ancelotti pa influencë, Koulibaly nuk do të markojë”

16 Tetor 2019
22:47
back button

Enrico Fedele, ish-trajneri italian, ka folur për Radio Marte për momentin që po kalon Napoli.

“Napoli ka bërë një gabim, Ancelotti po shfaq vetëm 20% të potencialit të tij për momentin, ai nuk po imponon idetë e tij ashtu siç duhet dhe si pasojë nuk ka influencë në dhomat e zhveshjes.

Koulibaly? Ai nuk do të markojë, ka forcë të madhe fizike, por për të qenë një mbrojtës duhet të jesh inteligjent.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit