Ancelotti, pas shortit: Sfidë e vështirë ndaj Arsenalit, por interesante!

15 Mars 2019
15:25
Alfred Lleshi
back button

Napoli do të përballet me Arsenalin në çerekfinalet e “Europa League”. Ky është verdikti i shortit që u hodh sot në Nyon. Nënkampionët e Italisë do të duhet të përballen me londinezët në stadiumin “Emirates”, më 11 prill, herën e parë, pastaj kthimi është planifikuar një javë më vonë (18 prill), në “San Paolo”.

Asnjë përfaqësues i Napolit nuk ka lëshuar deklarata pasi kanë mësuar emrin e kundërshtarit, me klubin që ia besoi mendimin e parë Carlo Ancelottit, i cili reagoi përmes rrjeteve sociale: "Një sfidë e vështirë, por shumë interesante për ne, për klubin dhe për tifozët tanë".

Pas eliminimit të Salzburgut në raundin e fundit të këtij kompeticioni, Napoli e mban “stekën” lart. Sidoqoftë, kalimi i Arsenalit në turin e radhës do t’i lejonte Ancelottin me të tijtë të vazhdonin në rrugën drejt finales në Baku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit