Ancelotti përkëdhel ëndrrën: Nuk e di sa kohë do të duhet, por…

27 Janar 2021
17:06
Denis Hakanaj
back button

Ancelotti synon zonën Champions.

Everton luan për vendin e katërt në renditje në përballjen direkte me Leicester.

Sfida, përtej mundësisë për t’u kthyer mes katër të parëve, është një provë e rëndësishme për një skuadër të ndërtuar për t’u kthyer në Europë.

Do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për klubin dhe Ancelotti e di këtë.

“Ndeshjet kundër Leicester dhe Newcastle do të jenë të rëndësishme për ne që të kuptojmë ku jemi dhe ku do të duam të jemi në të ardhmen. Duam ta mposhtim Leicester dhe për ta bërë këtë do të duhet ndeshja perfekte”, ka thënë Ancelotti për faqen e klubit.

“Objektivi ynë është të luftojmë për katër ose gjashtë vendet e para. Kualifikimi i Everton në Champions është një dëshirë e madhe dhe një motivim fantastik. Ky është objektivi që i kemi vënë vetes për të ardhmen”.

“Nuk e di sa kohë do të duhet, por shpresoj që shumë shpejt do të mund të luajmë ndeshje në Champions League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit