Ancelotti “rikthehet” futbollist: Do të më kishte pëlqyer të isha si…

5 Dhjetor 2021
11:06
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid po fluturon në La Liga.

Los Blancos kanë thelluar diferencat me ndjekësit e tyre në kampionatin spanjoll pas fitores së marrë në fushën e Real Sociedad.

Vinicius dhe Jovic kanë shënuar golat që i kanë dhuruar suksesin ekipit të Ancelotti-t.

Trajneri italian ka bërë disa batuta në lidhje me karrierën e tij si mesfushor, duke zbuluar dëshirën se do të kishte dashur të luante në një pozicion tjetër.

“Në karrierën time nuk kam shënuar shumë gola”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të Real Madrid.

“Nëse do të kisha patur mundësi të zgjidhja, do të më kishte pëlqyer të luaja sulmues. Të isha si Benzema, Vinicius dhe Haaland. Sulmues që shënojnë shumë. Pikërisht sepse në karrierën tim nuk kam shënuar kurrë shumë gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit