Ancelotti shokon kuqezinjtë: Kam qenë tifoz me Interin. De Rossi te Roma? Ai është si Pirlo…

23 Janar 2021
13:40
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti ishte mysafir i “Deejay Football Club”. Trajneri i Evertonit zbuloi disa anekdota për të kaluarën e tij, duke përfshirë një bisedë të veçantë që kishte pasur me Massimo Moratti, kur ai ishte president i Interit.

A jeni afruar ndonjëherë nga Interi?
Unë nuk e kisha filluar trajnimin akoma, por Moratti më ftoi në zyrën e tij. Asokohe isha ndihmësi i Sacchi dhe presidenti i Interit më thirri përpara Reggio. Pastaj thirrën Hodgson. Moratti ishte shumë i mirë me mua. Vetëm atë kohë më dha mundësinë për t’u bërë pjesë e zikaltërve. Unë kam qenë trajner i Milanit, kam luajtur për Milanit, prandaj ishte e vështirë për mua të shkoja e të trajnoja Interin. Kjo, për respekt të së kaluarës sime. Ama, kam qenë një interist si fëmijë. Kam qëndruar një interist deri në moshën 13-14 vjeç. Idhulli im ishte Mazzola. Pastaj shkova në kryeqytet dhe u bëra lojtar i Romës. Historia ime si tifoz është e larmishme. Por, ka skuadra me të cilat unë kam qëndruar i lidhur, si Roma dhe Milani.

Po në ligën italiane, a ju pëlqen ky Milani i ri?
Milani po bën mirë, sepse është i vetëdijshëm për forcën që ka. Lojtarët kuqezinj janë të lidhur me këtë vetëdije. Ata e dinë se ky është sezoni, në të cilin mund të bëjnë diçka të rëndësishme. Tamori është i mirë, edhe ne e kemi ndjekur atë. Mandzukic është një garanci më shumë. A do të thotë kjo se mund të besojnë te titulli? Kuqezinjtë kanë treguar se mund të jetë një sezon i mirë, nuk filluan me objektivin për të fituar “Scudetto”, por janë në krye dhe gjithmonë japin maksimumin.

Ka një rrëmujë të madhe te Roma…
Kam lexuar në lidhje me idenë e zëvendësimit të trajnerit. Kjo nuk duhet të ndodhë, të gjithë i dinë rregullat atje, ka shumë njerëz të përgjegjshëm për të bërë drejtësi.

De Rossi, gati për një aventurë të re në Romë?
Nëse doni të stërvitni, sa më lart të filloni, aq më mirë. Ndryshimi nuk është përvoja, por njohuria. Daniele e njeh futbollin, pak a shumë si Pirlo. Nuk mund t’i thuash jo një oferte si ajo e Juves, vetëm nëse je i çmendur.

Një vlerësim për VAR…
Futbolli ka ndryshuar me pandeminë, nuk mund të gëzohesh, gjithashtu, sepse gjithmonë ka kontroll nga VAR për çdo gol të shënuar, ose të pësuar. Kur shënon një gol, e di se ekziston VAR dhe duhet të presësh që zyrtari i katërt të konfirmojë. Është një vonesë 30-40 sekonda dhe nuk ia vlen më gëzimi. Në ligën angleze nuk mërzitesh, edhe të luash kundër të vegjëlve është e vështirë. Tani i shikoj ndeshjet si të gjithë në shtëpi, pasi nuk mund të shkosh askund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit