Ancelotti shpëton të padëshiruarin e Sarrit, babaxhani merkato te Juventusi

18 Janar 2020
14:21
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, mund të shpëtojë Emre Can. Turko-gjermani ka patur probleme me Maurizio Sarrin, madje mbeti dhe jashtë listës së klubit për Champions League. Minutat për të kanë qenë me pikatore dhe u mendua se janari do të ishte shpëtimi dhe largimi i tij. 

Lojtari i kombëtares gjermane duket se nuk ka gjetur një ekip të përshtatshëm dhe në derë ka trokitur Ancelotti. Tekniku italian i ka shprehur pëlqimin atij dhe dëshiron që ta rrëmbejë në skuadër. Një mundësi e mirë për 26-vjeçarin që të rikthehet të luajë dhe të tregojë sa vlen. 

Euro2020 është në prag, prandaj Emre Can duhet të gjejë një ekip ku duhet të luajë. Ish-lojtari i Liverpoolit bëri gabim që u largua drejt Juventusit, pasi te kampionët e Italisë nuk është kthyer kurrë në lojtar të rëndësishme dhe sidomos me Sarrin ka humbur pozitat e tij.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit