Ancelotti tentoi David Luiz, i dolën kundër brazilianët

17 Shtator 2021
9:15
Alfred Lleshi
back button

Sipas “O Globo”, trajneri Ancelotti ka telefonuar qendër-mbrojtësin brazilian David Luiz për ta marrë atë në Madrid, pas largimeve të Sergio Ramos dhe Varane. Bashkatdhetarët e tij të Realit, megjithatë, do të vendosnin veto, çka e detyroi lojtarin të kthehej në Brazil, te Flamengo.

Ai ka luajtur dhe fituar me Chelsea, PSG dhe Arsenal. David Luiz, megjithatë, beson se ajo me Flamengon do të jetë një nga faqet më të bukura që do të përjetojë në karrierën e tij: “Me kënaqësi të madhe, nga thellësia e zemrës sime, unë prezantohem si lojtar i Flamengos. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë pjesë e kësaj ëndrre.

Shumë njerëz me kanë këshilluar dhe më treguan sa e madhe do të ishte kjo sfidë, me të cilën përballem me përulësi. Këto janë vendime të vështira për t’u marrë, por ato janë të menduara mirë. Unë doja të isha këtu, sepse e di madhështinë e këtij projekti dhe të kësaj sfide.

Flamengo ka qenë gjithmonë e mrekullueshme dhe gjithmonë do të jetë. Për mua është një sfidë e madhe. Kam pasur disa skenarë për të zgjedhur, por e di që kam marrë vendimin e duhur. Do të kem një jetë më të qetë, por më pëlqen të bëj atë që më thotë zemra une “.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit