Ancelotti u tregon derën veteranëve me të cilët fitoi gjithçka: Për ata ky është një vit tranzicioni te Real

30 Janar 2023
11:15
Telesport
back button

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se dy nga yjet e këtij ekipi, Luka Modric e Toni Kross, tashmë konsiderohen si pjesë e tranzicionit. Duket se mesfushori kroat dhe kolegu i tij gjerman kanë humbur vendin e titullarit te “los blancos”, pasi trajneri italian preferon më shumë Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos.

Nëse Modric e Kross qëndrojnë në stol nuk është thjesht çështje lodhjeje. Dy veteranët duhet të luftojnë për të patur të sigurt vendin e titullarit. Ata e kuptojnë rolin e tyre në ekip dhe se çfarë unë kërkoj prej tyre”, u shpreh Carlo Ancelotti.

Ata e dinë se në ekip ka shumë kualitete dhe se për ta ky është një moment tranzicioni. Ata e dinë këtë gjë që kur ka nisur sezoni, pasi unë ua kam bërë të qartë rolin e tyre këtu”, th Ancelotti.

Luka Modric është 37 vjeç, ndërsa Toni Kross 33 vjeç, ndaj aventura e tyre te Real Madrid është drejt fundit. Ndërkohë që, të rinjtë Camavinga, Ceballos e Tchouameni po bëhen titullarë të përhershëm. Gjithashtu, Real është pranë nënshkrimit me mesfushorin e ri anglez Jude Bellingham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit