Ancelotti vë diktatin: Ky është projekti im, vendos unë për merkaton

17 Maj 2019
19:30
Telesport
back button

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar sot se ka nisur një projekt me skuadrën napoletane, të cilën ai do ta çojë deri në fund. Për këtë arsye, do të jetë ai që do të marrë vendimet se kush lojtar do të qëndrojë dhe kush do të largohet në fund të këtij sezoni.

Trajneri 59-vjeçar erdhi verën e kaluar te Napoli në vend të Maurizio Sarri, por edhe këtë vit skuadra u rendit e dyta, pas Juventusit. Napoli u eliminua fillimisht nga Champions League dhe më pas nga Europa League, duke e mbyllur këtë sezon pa asnjë trofe.

Në një intervistë për mediat italiane, Ancelotti tha: “Pas një viti i njoh të gjithë më mirë dhe jam akoma më shumë i përfshirë në këtë projekt. Do të vendos unë për merkaton, kush ikën e kush vjen. Napoli kërkon të rritet me një projekt serioz dhe të suksesshëm. Çmenduritë nuk janë pjesë e këtij projekti”.

Napoli respekton anën financiare të diktuar nga FIFA. Pas dëmtimit të Albiol dhe largimit të Hamsik nuk mund të bënim më shumë se kaq këtë sezon me këtë ekip. Jam i sigurtë që të gjithë duan një Napoli fitues. Ata që do të qëndrojnë në ekip sezonin tjetër duhet të jenë të bindur te projekti”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit