Ancelotti zbulon: “Më ka ardhur një mesazh nga Milano para finales me Liverpool! Po ju a lexoj…”

24 Maj 2022
15:55
Telesport

Media e hapur për Real Madrid drejt finales së Champions-it. Skuadra fituese e La Liga, qe po pergatitet per finalen e Champions ne daten 27 maj ne Paris, sigurisht qe deshiron te ngreje trofeun e 14 ne kete kompeticion ku mbreteron…

Perballe do te jete Liverpool i Jurgen Klopp qe ne vitet e fundit e ka fituar kete trofe dhe ka 6 ne total. Pikerisht i pesti erdhi kunder Milanit te Carlo Ancelottit, qe ka ende kujtime te hidhura por edhe te bukura, pasi ne Athine i mundi…

Carlo Ancelotti flet për historinë e tij kundër Liverpool-it. “Ne u takuam shumë herë. Në 1984 u lëndova dhe ishte një tragjedi të humbas ndeshjen në Romë kundër Liverpool-it dhe një tjetër tragjedi në 2005, një finale që dukej e fituar dhe humbëm në penallti.

Siç tha Salah, hakmarrja e 2007-ës dhe tani përsëri. Është një klub që e respektoj. Anfield është një nga gjërat më të mira që kam parë ndonjëherë në mënyrën se si ata e shtyjnë ekipin.

Kam kaluar dy vjet në anën tjetër të Liverpool-it dhe kam kaluar një kohë të mirë me Everton, kam arritur të fitoj në Anfield pas 21 vitesh eshte nje skuader qe me pelqen per atmosferen, historine e saj, Bob Paisley…

Eshte nje skuader historike. Miqte e mi milanez me thone mos i le te fitojne se do arrinin 7 Champions si Milani. Kam ekstra motivim për këtë ndeshje dhe do te perpiqem t’i permbush deshiren e tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit