Ancelotti zbulon sulmuesin e ri: Ja si duhet të jetë ai që do të zëvendësojë Benzema

5 Qershor 2023
12:56
Telesport
back button

Pas 14 sezonesh, sulmuesi Karim Benzema i tha lamtumirë Real Madrid, për të nisur një aventurë të re, me shumë gjasa në Arabinë Saudite. Trajneri Carlo Ancelotti, në një intervistë, ka zbuluar “identikitin” e sulmuesit që do të zëvendësojë francezin.

Jemi duke kërkuar për një sulmues që, në radhë të parë, është i aftë i shënojë shumë gola. Më pas, të jetë i aftë të luajë dhe të lidhet me të tjerët, pasi ky është një sport ekipor”, u shpreh Carlo Ancelotti.

Më tej, trajneri italian sqaron: “Duam një me përvojë, duke marrë parasysh edhe faktin se ne i kemi dy lojtarë të rinj në sulm, si Vinicius dhe Rodrygo. Ata kanë filluar gjithnjë e më shumë të jenë protagonistë te skuadra e Real Madrid”.

Pra, kemi nevojë për një sulmues që mund të luajë futboll të mirë, ashtu siç bëri Karim në gjithë këto vite”, tha Carlo Ancelotti. Kohët e fundit është përfolur për një interesim të ekipit madrilen për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, i cili kushton 100 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit