Ancelotti zbulon yllin e mesfushës në Argjentinë, gati 20 milionë euro

14 Maj 2019
10:50
Alfred Lleshi
back button

Napoli është ekipi italian, që në vitet e fundit është fokusuar më shumë se të gjithë të tjerët te talentet e reja. Dyshja De Laurentiis-Giuntoli kanë vendosur të bëjnë një tjetër goditje surprizë në këtë drejtim. Po flasim për Agustin Almendra, mesfushorin e Boca Juniors, që pritet t’iu bashkohet të kaltërve italianë.

Lajmi vjen nga Argjentina dhe është dhënë direkt nga presidenti i Boca, Angelici, në “Radio La Red”. Ai konfirmoi negociatat me Napolin dhe në të vërtetë e përshëndeti Almendra si një nga talentet e tij më të mirë: "Ka shumë klube të interesuara për Almendra, por Napoli është sigurisht më i vendosuri. Ne po i analizojmë propozimet, ka të ngjarë që ai të largohet nga klubi ynë".

Almendra është një mesfushor qendror, që mund të luajë edhe në krahun e djathtë të këtij reparti. Në modulin 4-4-2, Ancelotti do ta preferonte argjentinasin në qendër të mesfushës. 19-vjeçari ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar një gol. Ai është pjesë e kombëtareve të moshave të vendit të tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit