Ancelotti zgjedh “gjyshin” përpara Kumbullës, ëndërron klubi italian

30 Maj 2020
13:19
Eraldo Harlicaj
back button

Carlo Ancelotti do të bëjë revolucion tek Evertoni i tij për sezonin e ardhshëm dhe gjithçka do ta nisë nga mbrojtja. Ai ka piketuar emrin e parë që e dëshiron me patjetër në ekip dhe bëhet fjalë për Diego Godinin.

Uruguiani nuk ka bindur në sezonin e parë tek Interi, prandaj do të largohet. Conte i ka dhënë dritën jeshile futbollistit, por kalimi i tij në Liverpool ka një efekt boomerang për futbollistin e kombëtares sonë Marash Kumbulla.

Don Carlo e kishte në listën e tij të dëshirave së bashku me disa emra të tjerë, por duket se tashmë është fokusuar më shumë te Godin. Kjo bën që emra si John Stones, Gian Marco Ferrari, Jean-Clair Todibo, Gabirel Magalhaes, Marash Kumbulla dhe Kristoffer Ajer të mbesin në plan të dytë.

Inter – Kumbulla – Antonio Conte e pëlqen futbollistin e ri dhe mund të ishte zëvendësimi i duhur për 34-vjeçarin Godin që pritet të largohet, por ka një problem. Drejtuesit kanë hedhur sytë nga skuadra e Tottenham të shtyrë dhe nga Romelu Lukaku që u ka këshilluar shokun e tij, Jan Vertonghen.

Kontrata e këtij të fundit skadon në qershorin e 2020. Interi e konsideron 33-vjeçarin si lojtar që mund të ndihmojë me eksperiencën e tij pa harruar se e merr falas.

Fiorentina – Kumbulla – Nisur nga situatat kontradiktore, zërat e shumtë, por veprimet e pakta, Fiorentina ëndërron për shqiptarin. Ekipi vjolë e di që nuk mund të konkurrojë me “big”-ët e kampionatit italian, por i garanton vendin e titullarit shqiptarit. Për një djalosh të ri është një luks i madh dhe shumë e rëndësishme diçka e tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit