Andre Silva s’mund të ndalet, Eintracht-i fundos Werder-in e Rashicës (video)

3 Qershor 2020
22:26
Denis Hakanaj
back button

Eintracht Frankfurt ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi ka mundur 3-0 në transfertë skuadrën e Werder-it.

Ndeshja e prapambetur e javës së 24-të të Bundesliga-s është vendosur në pjesën e dytë.

Ka qenë Andre Silva, sulmuesi i Milan-it i huazuar te Frankfurt-i, që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 61-të, duke realizuar golin e tretë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman. Miqtë kanë siguruar tri pikët me dy golat e shënuar nga Ilsankser në minutën e 81-të dhe të 90-të.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është aktivizuar në minutën e 61-të të ndeshjes, por nuk arritur të ndihmojë skuadrën e tij që të shmangë humbjen e 16-të në këtë kampionat.

Werder Bremen mban vendin e parafundit në renditje me 25 pikë, ndërsa Eintracht Frankfurt është ngjitur në vendin e 11-të me 35 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit