“Anfield” ekzaltohet, vajza e Salah shënon dopjetën e fundit para tyre (VIDEO)

13 Maj 2019
13:21
back button

Liverpool nuk arriti të shpallet kampion në Premier League edhe pse arritën të fitojnë 2-0 ndaj Wolves dhe të mbyllin sezonin me 97 pikë.

Në fund të ndeshjes ishte një moment special për Mohamed Salah dhe Sadio Mane që morën “Këpucën e Artë” me 22 gola të shuar, po aq sa Aubameyang.

Bashkë me Salah në fushë zbriti edhe vajza e bashkëshortja e tij, për të përshëndetur për herë të fundit tifozët e “Reds” për këtë sezon në “Anfield”, sepse takimi i radhës është në “Wanda Metropolitana” për finalen e Champions League.

Për të vjedhur pak vëmendjen mendoi vajza e Salah, e cila udhëhoqi dy herë topin drejt portës, derisa shënoi gol. E ndihmuar edhe nga tifozët e “Reds” që i dhanë kuroja dhe e nderuan me brohoritje derisa shënoi një dopjetë, që i dhuroi buzëqeshje dhe emocione sulmuesit egjiptian. Në ndryshim nga babai i saj, vajza e vogël duket se preferon të godasë me të djathtën.

Në fund të ndeshjes vetë sulmuesi postoi një foto me vajzën e tij në rrjetet sociale ku shkroi: "E di që e kemi një në shtëpi. Kjo është një e re", duke iu referuar "Këpucës së Artë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit