Anglezët e çmendur pas Muriqit, gati të sakrifikojnë lojtarë për të

28 Maj 2020
18:21
Eraldo Harlicaj
back button

Vedat Muriqi duket se do të kalojë në Angli në sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e West Bromwich e kërkon me ngulm sipas asaj që shkruan Fanatik. Sulmuesi i Fenerbahçes ka bërë mjaft mirë dhe me turqit, por duket se aventura e tij me gjigantët turq do të jetë vetëm 1 vit.

Ekipi anglez po bën gati një ofertë të mirë, pasi është gati të shesë dhe lojtarë të tjerë për të bindur Fenerin. Ata me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premier League, pasi kryesojnë renditjen së bashku me Leeds.

Trajneri i Weest Bromwich, Slaven Bilic, e do për sezonin e ri dhe u ka kërkuar klubit të nisin kontaktet me Fenerbahçen. Turqit duan rreht 20 milionë euro për kartonin e tij, por kjo shifër e majme mund të ulet dhe më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit