Angli-Itali në Ligën e Kombeve, Southgate: Zjarri i finales ende djeg te disa lojtarë

17 Dhjetor 2021
11:05
Alfred Lleshi
back button

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, komenton shortin e Ligës së Kombeve 2022-2023, që bashkoi në një grup Anglinë me Italinë, dy finalistët e “Euro 2020”: “Sigurisht që Roberto (Mancini) ka një ide më të mirë se unë për gjendjen e ekipit të tij.

Nga këndvështrimi ynë duhet më shumë ndërgjegjësim pas asaj që arritëm të bënim, por në të njëjtën kohë ka akoma zemërim, sepse nuk arritëm atje ku donim. Ai zjarr i finales së ‘Ëembley’ ende djeg te disa lojtarë.

Kjo do të jetë një sfidë e madhe. Italianët janë ende praktikisht të pamposhtur, vetëm një humbje në 40 ndeshjet e fundit. Një skuadër e nivelit të lartë, duhet të shohim tani. Sigurisht që do të jenë dy ndeshje të ndryshme. Italia do të përballet edhe me Argjentinën në verë, kalendari për të është shumë i ngjeshur”. Dy skuadrat e tjera në grup janë Gjermania dhe Hungaria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit