Angli-ShBA ende pa gola pas 45 minutave të para, por një laj*m trondit gjithçka… nëse verifikohet

25 Nëntor 2022
21:16
Telesport
back button

Anglia e nisi shkëlqyeshëm Kupën e Botës, duke mposhtur Iranin 6-2. Ishte rezultati më i mire i arritur nga “Tre Luanët” në ndeshjen e parë në një Kupë Bote, dhe fitorja e dytë më e thellë të gjitha kohërave në Botëror. Në këtë raund të dytë të ndeshjeve në grupe, Anglia përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që barazoi 1-1 me Uellsin.

Takimi tjetër i vetëm i këtyre të përfaqësueseve në Kupën e Botës është luajtur në vitin 1950, me një sukses 1-0 për SHBA-në në atë kohë, duke mbetur hera e fundit që amerikanët e kanë mbajtën rrjetën të paprekur në Botëror.

Kjo fitore e vitit 1950 konsiderohet si një nga rezultatet më të papritura në historinë e Kupës së Botës, diçka që amerikanët do të përpiqen ta përsërisin në Katar për të mbajtur gjallë shanset për të kaluar grupin. Nderkohe, pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-0.

Skuadra e drejtuar nga Southgate padi tre momente te mira, por ne fakt rastin me afer golit e pati Amerika e cila me ane te futbollistit te Chelsea-t, Pulisic, goditi tranversen e portes angleze.

TRANVERSA E PULISIC – VIDEO

Perpara ndeshjes ka pasur nje lajm qe eshte raportuar nga gazetari Rodrigo Romano: “Anglia i ka kërkuar FIFA-s që të gjithë personeli i medias dhe asistentët e FIFA-s të mbajnë maskë në zonat ku qarkullojnë lojtarët e ekipit të tyre në ndeshjen e sotme kundër SHBA-së. Po qarkullojnë thashetheme se Anglia ka një shpërthim të fortë të Covid 19 në delegacionin e saj…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit