Anglia kundër Pep: Ka qenë një mungesë respekti!

18 Maj 2019
22:12
Denis Hakanaj
back button

Pep Guardiola ka treguar se nuk ka kundërshtarë në Premier League, por edhe në Kupën e Anglisë. Manchester City, në fakt, ka siguruar trofeun e tretë të këtij sezoni pasi ka mundur 6-0 Watford-in në finale. Megjithatë, pavarësisht kësaj "triplete" historike në Angli, trajneri spanjoll është kritikuar ashpër para, gjatë dhe pas ndeshjes. 

Gjithçka për faj të veshjes, që sipas publikut anglez duhet të jetë më serioze për një finale të luajtur në "Wembley". Një rregull i pashkruar që është respektuar nga trajneri i Watford-it, por jo nga Pep, i cili është paraqitur me fanellën e tij të zakonshme ngjyrë gri. 

"Çfarë mungese respekti!", ka shkruar dikush në rrjetet sociale. "Mirë që Guardiola-s i pëlqen të vishet si nja 17-vjeçar, por edhe ata duhet të veshin xhaketë dhe kollare herë pas here", ka qenë kritika e dikujt tjetër. 

Dhe të mendosh se anglezët duhet të ishin mësuar me këtë përjashtim të rregullit. Pikërisht në këtë sezon, edhe italiani Maurizio Sarri nuk e ka respektuar kodin e veshjes kur është paraqitur në "Wembley" (pikërisht kundër City-t të Pep) i veshur me tutat e tij klasike. Por ajo ka qenë finalja e Carabao Cup, që në Angli konsiderohet një finale e dorës së dytë. 

Ndërsa, kur luhet për trofeun më të vjetër në botë, kodi i veshjes duhet respektuar gjithmonë. Apo jo? Një nga imazhet më të rëndësishme të historisë së Kupës së Anglisë është e lidhur me një palë tuta, ato fatsjellëse të veshura nga Bob Stokoe në finalen e 1973-shit. 

Atëherë, Sunderland-i i tij (luante në kategorinë e dytë dhe nuk ishte favorit) ka arritur të fitojë ndeshjen kundër Leeds. Kështu, veshja më pak elegante mund të mos vlerësohet, por në "Wembley" duket se sjell fat… 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit