Anglia zbret nga froni Spanjën, i jep fund hegjemonisë së saj 6-vjeçare

10 Maj 2019
11:27
Alfred Lleshi
back button

Sezoni 2018-2019 do të mbahet mend si triumfues për ekipet angleze në Europë. Finalja e Ligës së Kampionëve, në fakt, do të shohë 1 qershorin e ardhshëm në Madrid, Liverpool dhe Tottenham, ndërsa do të përballen më 29 maj, në Baku, edhe Chelsea me Arsenal, për trofeun e Ligës së Europës. Përcaktimi i finalistëve ka në vetvete një domethënie dyfish historike. Nëse nga njëra anë ka konfirmuar dominimin e skuadrave angleze, nga ana tjetër i ka dhënë fund një dominimi të jashtëzakonshëm spanjoll. Për herë të parë që nga sezoni 2013-2014 nuk do të jetë një ekip iberik në një nga dy finalet europiane.

Që nga sezoni 2012-2013, kur finalja e Ligës së Kampionëve ishte gjermane, vendosi përballë njëra-tjetrës Borussia Dortmund dhe Bayern Munich në “Wembley”, apo pa Benfica dhe Chelsea në finalen e Ligës së Europës, nuk ka ndodhur që të mos jetë aty një përfaqësues i La Liga-s. Në sezonin 2013-2014, në finalet europiane ishin tri ekipe spanjolle, duke qenë se Real Madridi u bë kampion i Europës, duke mposhtur Atletico Madridin në një derbi historic të Champions-it, ndërsa Sevilla mposhti Benfica në finalen e “Europa League”.

Më pas, në Ligën e Kampionëve, Barcelona mundi Juventusin në finalen e 2014-2015, ndërsa në sezonin 2016-2017, Real Madrid lukujdoi përsëri Atletico Madridin, para se ta përsëriste veten në dy sezonet vijuese, kundër Juventusit dhe Liverpool. Në të njëjtën kohë, Sevilla fitoi dy edicionet e tjera të Ligës së Europës, duke mundur me radhë Dnipro dhe Liverpool në finale, ndërsa Atletico Madrid fitoi kundër Marseille, sezonin e kaluar. Deri në këtë moment, finalja e vetme e madhe e “Europa League” pa një klub iberik ishte ajo e sezonit 2016-2017, kur Manchester United eliminoi Ajax.

Kështu, përfundon hegjemonia e gjatë spanjolle në finalet europiane. Kjo ndodh, ndër të tjera, në një mënyrë të bujshme: Barcelona, pasi fitoi 3-0 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, ishte një hap larg finalja, por u mposht në mënyrë të turpshme në “Anfield”, 4-0, duke ia hapur krahun Liverpool-it për në “Wanda Metropolitano”, më 1 qershor. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit