Ankand i madh për talentin e Ajaxit, ai preferon… Barcelona (FOTO)

27 Maj 2020
13:19
Telesport
back button

Sergino Dest është kthyer në objekt dëshire për shumë klube të mëdha. Mbrojtësi i djathtë i Ajax, që është ende 19 vjeç ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e Europës, ku Barcelona, Bayern, City dhe PSG janë skuadrat që e duan më shumë dhe që po përpiqen ta “rrëmbejnë” nga kampionët e Holandës.

Kontrata e Dest me harkëtarët skadon në verën e vitit 2022 dhe deri tani tentativat për rinovim kanë dështuar, ndaj këtë verë pritet largimi i tij. Sipas medieve spanjolle, lojtari do të preferonte Barcelonan, teksa vlera e kartonit të tij është rreth 20-25 mln euro.

Madje, Dest ka postuar edhe video me fanelën blaugrana. Por, Bayern Munich nuk heq dorë dhe do të bëjë çmos ta bindë, ashtu si PSG dhe City, që janë më të distancuar në këtë garë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit