Ankesat e Ancelottit shkaktojnë diskutime. Shtypi katalanas: “Do të ishte më mirë të heshtësh. Lexo këto statistika sepse pa VAR do ishe…”

20 Mars 2023
16:33
Telesport
back button

Humbja e pësuar nga Real Madridi në Camp Nou mbylli diskutimet për titullin dhe i la një shije të hidhur në gojë Carlo Ancelottit. Trajneri italian u ankua shumë për vendimet e arbitrave, madje arriti deri aty sa të kontestojë VAR-in për golin e anuluar të Asensio-s për milimetra jashtë loje.

Insinuata që befasuan Xavi-n dhe Barcelonën dhe që sot kritikohen ashpër nga gazetat katalanase. Sport shkruan: “Offside nuk lejon diskutime, duke qenë se VAR është i rregulluar me standarde shkencore. Gjeometria nuk është subjektive…

Prandaj ankesat e zotit Carlo Ancelotti mund të kuptohen vetëm si një strategji për të tentuar të ndikojë te arbitrat në funksion të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales se Kupes. Ajo do te luhet më 5 prill dhe ndeshja e paree u fitua nga katalanasit…

Trajneri i Real Madrid duhet të heshtë edhe për favoret e gjyqtarëve: Real Madrid kryeson tabelën e penalltive në favor (10), ndërsa Barça është e fundit me Almería, Cadiz, Alavés, Real Sociedad dhe Valladolid (2 penallti).

Blancos kanë pësuar vetëm një përjashtim kundër gjashtë të blaugranëve. Kartonet e verdhe janë 50 me 62. Dhe nëse nuk do të ishte për VAR, ata do të ishin minus 3 dhe jo -12, duke pasur parasysh gabimin për golin e Raphinhas (më vonë i akorduar) javën e kaluar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit