Ankth te Lazio, trajneri dhe krejt familja e tij me Covid-19

8 Prill 2021
8:56
Alfred Lleshi
back button

Edhe nëse Lazio ende nuk e ka komunikuar zyrtarisht pozitivitetin e Simone Inzaghi, sipas asaj që raportohet nga gruaja e tij, Gaia Lucariello, e gjithë familja ka rezultuar pozitive për Covid-19 dhe, rrjedhimisht, është futur në izolim: “Përshëndetje të gjithëve, ne donim t’ju tregonim se fatkeqësisht e gjithë familja jonë, pas tamponit të bërë në shtëpi, rezultoi pozitive për koronavirus! Jemi mirë dhe në izolim, sipas protokollit. Përqafime”.

Ky është mesazhi e gruas së trajnerit bardhkaltër në Instagram. Nga ana tjetër, Lazio, pasdite vonë lëshoi ​​një deklaratë në faqen e saj zyrtare, pa përmendur asnjë emër: “SS Lazio njofton se ka mësuar nga një anëtar i stafit teknik se është pozitiv për Covid-19, pas një ekzaminimi privat, të cilit iu nënshtrua së bashku me disa anëtarë të familjes së tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit