Kategoria Superiore

Ansi Nika zgjedh Kukësin për sezonin e ri

Nuk është menduar më, Ansi Nika ka firmosur për ekipin e Kukësit dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë për ngjyrat e ekipit verilindor. Mesfushori shkodran, pasi kishte refuzuar ofertën e Vllaznisë, ishte në ndjekjë nga Tirana dhe Kukësi nga skuadrat e Superiores, ndërsa kishte edhe oferta nga jashtë, madje deri në Kazakistan. Por ajo që ka bindur futbollistin ka qenë oferta e bërë nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka plotësuar kërkesat e Nikës. Shkodrani është parë në mesditë duke dalë nga zyrat e presidentit Gjici, teksa ka pranuar që ka firmosur kontratë 1+1. Gjithsesi, Nika nuk mund të luajë në ndeshjet kundër Mlladost në Europa League, pasi federimet janë bërë më parë.

nika

Ansi Nika me fanellën e Teutës

Ansi Nika ka luajtur në 5 sezonet e fundit me Teutën, duke qenë nga lojtarët më të mirë të saj. Ai numëron 85 ndeshje me fanellën me Teutës, duke shënuar edhe 13 gola. Nika më parë ka luajtur me Adën dhe Vllazninë. Kjo e fundit e kërkoi ta rikthente në gjirin e vet, por oferta financiare nuk ishte e mirë për të dhe ai e refuzoi, ndërsa nuk pati një ofertë të dytë. Edhe Tirana thjesht shprehu interes, por nuk bëri fortë konkrete, ndërsa ishte Kukësi që ia plotësoi kërkesat mesfushorit shkodran.

[total-poll id=51364]

Më shumë nga Kategoria Superiore