ANSU FATI | Tuneli pafund dhe brishtesia e nje moshe. Barcelona e përkëdhel, por tani po bëhen shumë dëmtime

21 Janar 2022
21:10
Telesport
back button

Deklaratë zyrtare nga Barcelona për gjendjen e Ansu Fatit. Sulmuesi u lëndua mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Athletic. Hetimet zbuluan një dëmtim të tendinit proksimal të kofshës së majtë. Në ditët në vijim do të vendoset trajtimi që do të vijojë. Kohët e rikuperimit nuk janë bërë të ditura, por thashethemet e para flasin për të paktën disa muaj ndalesë.

19 vite dhe një karrierë fatkeqësisht tashmë e shënuar nga dëmtime të mëdha. Kjo është historia e fenomenit së Barcelonës, Ansu Fati.

Më 7 nëntor 2020, gjatë një ndeshjeje kundër Real Betis, ylli i ri është viktimë e një dëmtimi në meniskun e këmbës së majtë që e detyron të largohet nga fusha dhe prej andej nis një kalvar që ende nuk ka marrë fund.

Një fat i keq ai i spanjollit: fillimisht e lejon te bjere ne sy ne Evropë, më pas, megjithatë, e shoqëron në tunelin e dëmtimeve.

Tuneli i Ansu Fatit është një tunel në dukje pa rrugëdalje, i përbërë nga vuajtje, rënie dhe vrima në ujë.
Por ai nuk përshtatet. Ai vendos të reagojë dhe pas operacionit të tretë fillon menjëherë periudhën e rehabilitimit për t’u rikthyer sa më shpejt te shoqëruesit e tij dhe për të nderuar kamiseta Blaugrana, të cilën e ka dashur shumë që në fëmijëri dhe që ka treguar “ANSU FATI 10” që nga lamtumira e Leo Messit.

Pas dhjetë muajsh skëterrë, spanjolli më në fund rikthehet në fushë, plot energji dhe gati për të mahnitur. Megjithatë, Diez i fenomenit argjentinas është një fanellë e rëndë. Një trashëgimi ndoshta shumë e rëndë për një djalë vetëm 19 vjeç.

Kur luan bën mirë, por luan shumë pak duke pasur parasysh rikthimet e vazhdueshme dhe Barcelona nuk është në gjendje të shijojë shpërthimin e tij që ka pritur kaq gjatë.

Kjo ishte koha e duhur. Në një moment të vështirë si ai aktual, me Barçën jashtë Ligës së Kampionëve, jashtë Kupës së Mbretit dhe shtatëmbëdhjetë pikë pas kreut të La Ligës, ishte momenti i Ansu Fatit.

Fati nuk është në anën e djalit dhe mbrëmë, pak më shumë se një vit pas “krisjes” së parë, Ansu Fati ndalon sërish.

Ai largohet i përlotur nga fusha, në humbjen në Copa del Rey dhe sërish dëmtimi duket mjaft i rëndë. E vetmja gjë që mund ta qetësojë janë krahët e ngrohtë të Xavit, i cili kur e sheh të dalë jashtë, e përqafon i dëshpëruar ashtu si babai përqafon fëmijën e tij.

Do të vijë koha e tij dhe Xavi do të vë bast gjithçka për Diezin e tij të ri. Fenomeni bebe do të dalë, kur fati të jetë në anën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit