Ante Rebic flet si hero: Më në fund!

19 Janar 2020
15:27
back button

Ante Rebic duket se ka rilindur ditën e sotme, me kroatin që u kthye në hero në fitoren e Milanit ndaj Udinese. Autori i dopietës së golave foli për “DAZN” pas ndeshjes, ku u shpreh: “Jam i kënaqur. Më në fund kam mundur të tregoj se çfarë mund të jap në këtë ekip. Gjëja më e rëndësishme sot ishin padyshim tre pikët. Duhet të vazhdojmë punën për t’u përmirësuar.

Afrimet e janarit? Kemi marrë tre lojtarë që kanë sjellë personalitet në ekip dhe diçka e tillë shihet qartë në fushë. Objektivat? Nuk dua të them asgjë mbi këtë çështje. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Ndeshjet t’i marrim një e nga një dhe të punojmë çdo ditë, duke menduar për ndeshjen e radhës”, përfundoi Rebic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit