Anthony Joshua bën lëvizjen surprizë para revanshit me Usyk

20 Tetor 2021
9:47
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua do të ndryshojë trajner në prag të revanshit që do të zhvillojë pranverën e ardhshme me ukrainasin Oleksandr Usyk. Lajmin e konfirmoi trajneri i njohur i boksit, amerikani Ronnie Shields.

Ai tha se ka biseduar për dy ditë me radhë me Joshua për këtë çështje, pas vizitës që Joshua i ka bërë në palestrën e tij. Shields tha se Joshua i ka kërkuar që të jetë si një “qen i tërbuar” në ring gjatë revanshit, për t’u hakmarrë për humbjen e pësuar një muaj më parë, ku humbi edhe titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Shields tha se Joshua do të stërvitet në Amerikë dhe do të mbajë nga stafi i vjetër vetëm Angel Fernandez. “Më kontaktuan dhe më kërkuan nëse mund të stërvitja Joshua. Unë mendoj se ai i ka mundësitë për të rimarrë titujt kampionë bote”, tha Shields.

Bisedat që bëmë ishin të rëndësishme për mënyrën se si do të organizojmë punën. Madje bëmë edhe disa seanca të shkurtra stërvitore. Pamë duelin që ai bëri me Usyk dhe tani do të planifikojmë strategjinë që do të përdorim”, tha Ronnie Shields.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit