“Anthony Joshua do të tërhiqet këtë vit pas duelit ndaj atij”

6 Janar 2020
12:52
Telesport
back button

Menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, Bob Arum, ka befasuar sot me deklaratën e tij. Ai tha se këtë vit, kampioni i botës në peshën e rëndë, britaniku Anthony Joshua, do të tërhiqet nga sporti. Sipas Arum, boksieri britanik do të duelojë ndaj Kubrat Pulev, do të humbasë dhe pas kësaj sfide do të tërhiqet.

Do të bëj një parashikim të madh për këtë vit. Ky do të jetë viti i fundit që do të flasim për Anthony Joshua, pasi ai do të tërhiqet. Joshua do të duelojë ndaj bullgarit Pulev, që po bën një përgatitje të mirë për këtë përballje”, tha Arum.

Pulev është i mandatuar nga IBF për të dueluar për titullin kampion të kësaj kategorie, titull që mbahet nga Joshua. Ky skenar i Bob Arum duket disi i vështirë, që Joshua të humbasë sërish dhe të tërhiqet nga sporti në moshën 31-vjeçare (23 fitore e 1 humbje në karrierë).

Joshua nuk ka qenë kurrë numri 1 në botë. Numrat 1 dhe 2 do të përballen mes tyre më 22 shkurt”, tha Arum, referuar faktit se në atë datë do të duelojnë mes tyre Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit