Antonela i mahnit të gjithë, të gjithë të çmendur pas gruas së Messi-t (Pamjet)

8 Nëntor 2022
15:03
Denis Hakanaj
back button

Gruaja e Lionel Messi-t, Antonela Roccuzzo, ka mahnitur fansat me një veshje marramendëse. Ylli i Paris Saint-Germain është i martuar me të dashurën e fëmijërisë që nga viti 2017. Dhe ajo mahniti fansat me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ka 20.5 milionë ndjekës.

34-vjeçarja ka postuar një video me një fustan të zi të ngushtë, i cili i lë pak vend imagjinatës. Antonela ka pozuar para kamerës dhe ka luajtur me flokët e saj teksa modelonte për një kompani grimi.

Fansat e saj janë çmendur pas postimit, me njërin që ka thënë: “Mbretëresha e Argjentinës”. Një tjetër komentoi: “Nuk bëhet më e bukur”. Të tjerë kanë shkruar: “Më e bukura”.

Antonela fillimisht studioi për të qenë dentiste në universitet përpara se të bëhej modele. Ajo tani bashkëpunon me Alo Yoga – e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, gjithashtu është modele për kompaninë. Antonella e balancon karrierën e saj duke u kujdesur për tre djemtë e saj dhe të Messit, Mateo, Thiago dhe Ciro.

Ndërkohë bashkëshorti i saj po shijon një sezon fantastik me PSG ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 14 asiste në 18 ndeshje. Megjithatë, me kontratën e tij që skadon në fund të këtij sezoni, e ardhmja e tij mund të jetë te MLS, me Inter Miami.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by M O U N A Y A H (@mounayahmakeup)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit