Antonella “dekonspiron” Messin: Nata magjike në Barcelonë…

30 Maj 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Grupi britanik “Coldplay”, i drejtuar nga artisti Chris Martin, e mbylli koncertin e fundit në Barcelonë me një spektakël madhështor para 55 mijë njerëzve. Mes të pranishmëve ishte edhe lojtari argjentinas Leo Messi, i cili nuk hezitoi të shkojë në stadiumin “Lluís Companys de Montjuïc”.

Së bashku me Antonela Rocuzzo, ylli argjentinas shijoi spektaklin e fundit që “Coldplay” dha në Barcelonë. Përveç kësaj, ai përkoi në stadium edhe me mikun më të mirë Cesc Fàbregas dhe Daniella Semaaan.

Pasi shijoi koncertin, Antonela Rocuzzo ndau një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mburret me ditën “magjike” të kaluar në stadiumin “Lluís Companys në Montjuïc”.

Një postim në Instagram i përbërë nga dy foto: e para me anëtarët e “Coldplay” dhe e dyta me Leo Messin, të dy shumë të buzëqeshur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit